Kina: Do marrim Tajvanin/ Xi Jinping: Ribashkimi i atdheut do realizohet patjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina: Do marrim Tajvanin/ Xi Jinping: Ribashkimi i atdheut do realizohet patjetër

Kina kërkon ribashkimin me Tajvanin. Deklarata eshte bere nga presidenti Xi Jinping gjatë një konference për shtypë në përvjetorin e 110-të të revolucionit që rrëzoi dinastinë e fundit perandorake më 1911.

Edhe pse theksoi se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore presidenti kinez nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të arritur qellimin.

“Bashkimi në një mënyrë paqësore është në përputhje me interesin e përgjithshëm të kombit kinez, përfshirë bashkatdhetarët tanë te Tajvanit. Por dua të dini së askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe aftësitë e popullit tonë për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial. Detyra historike e ribashkimit të plotë të atdheut duhet të përmbushet dhe ajo patjetër që do të realizohet.”

Jinping shtoi se dëshiron një bashkim nën politikën e një shteti me dy sisteme,. Por, zyra presidenciale në Tajvan tha se opinioni publik qartazi e ka refuzuar këtë teksa i bëri thirrje Pekinit që të heqë dorë nga provokimet.

Advertisement

Komentet e presidentit kinez vijnë në një moment kur tensionet mes Kinës dhe Tajvanit kanë arritur në një nivel të rrezikshëm. Gjatë ditëve të fundit një numër i lartë avionësh ushtarake kinezë kanë fluturuar mbi zonën e mbrojtur ajrore në Tajvan, duke shkaktuar përplasjet me të mëdha të 40 viteve të fundit.

Tajvani u shkëput nga Kina pas luftës civile të vitit 1949, por Pekini ende e konsideron këtë vend si një provincë, e cila një ditë do të ribashkohet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy