Kina dhe Rusia reagojnë ndaj kritikave të Biden për ndryshimet klimatike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në fjalën e tij përmbyllëse në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP26, Presidenti i SHBA, Joe Biden kritikoi Kinën dhe Rusinë për mospjesëmarrje në atë që konsiderohet si samiti më i rëndësishëm mjedisor.

“Unë mendoj se ka qenë një gabim i madh, sinqerisht, për Kinën,”-tha Biden nga Glasgow. “Pjesa tjetër e botës do të shikojë nga Kina dhe do të thotë, “Çfarë vlere të shtuar po ofrojnë?” Dhe ata kanë humbur aftësinë për të influencuar njerëzit në mbarë botën dhe të gjithë njerëzit këtu në COP, në të njëjtën mënyrë unë do të argumentoja në lidhje me Rusinë,”- shtoi ai.

Ndërkohë Moska dhe Pekini i janë përgjigjur kritikave të presidentit amerikan Joe Biden për mungesën e liderëve kinezë dhe rusë në Konferencën e OKB-së për Klimën, duke thënë se ata kanë ndërmarrë veprime për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Veprat janë më të rëndësishme se fjalët”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin, duke i cilësuar “boshe” fjalët e  presidentit amerikan. Wang theksoi angazhimet “specifike” të vendit të tij kundër ndryshimit të klimës. Kina, ndotësi më i madh në botë, është vendi që investon më shumë në energjinë e pastër.

Advertisement

Moska gjithashtu hodhi poshtë kritikat e Biden: “Ne nuk jemi dakord,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov. Veprimet e Rusisë kundër ngrohjes globale “janë të qëndrueshme dhe serioze”, shtoi ai.

Konferenca e Klimës në Glasgow, e cila konsiderohet jetike, pritet të zgjasë deri më 12 nëntor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy