Bëhet fjalë një produkt artizanal të shpejtë dhe ekonomik, i cili përshpejton procesin e dehumifikimit dhe maturimit, të cilin bletët e kryejnë në një kohë mjaft më të gjatë.
Përpos kësaj, për të fshehur natyrën e rreme të tij përziehet me një masë të caktuar mjalti natyral dhe vjen me një çmim shumë të lirë: pak më shumë se një euro për një kilogram.
Agrikultorët italianë kanë dhënë alarmin për shkak se ky produkt i rremë rezulton i vështirë për t`u identifikuar në kontrollet doganore, çka shkakton veç të tjerash edhe një konkurencë të pandershme.