Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili deklaroi se dy vendet po hyjnë në një periudhë “prosperiteti të ri”.

Kim tha gjithashtu se Koreja e Veriut synon të forcojë “bashkëpunimin strategjik me Rusinë”, sipas një raporti të agjencisë ruse Interfax.

Kim shtoi se ai mbështet plotësisht “operacionin ushtarak” të Rusisë në Ukrainë, tha agjencia.

Më herët, Vladimir Putin lavdëroi “miqësinë e fortë” midis Rusisë dhe Koresë së Veriut në fillim të bisedimeve të tij me Kim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga  ana tjetër Kim vuri në dukje se Rusia luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit strategjik në botë./vizionplus.tv