Kim Jong Un arrin me tren të blinduar në Rusi për të biseduar me Putinin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kim Jong Un arrin me tren të blinduar në Rusi për të biseduar me Putinin

Lideri verikorean, Kim Jong Un ka arritur në Rusi për t’u takuar me presidentin e shtetit, Vladimir Putin, ka thënë Ministria jugkoreane e Mbrojtjes.

 

Ka pasur indikacione se treni privat i Kimit e ka kaluar kufirin me Rusinë në mëngjesin e së martës, ka thënë ministria në Seul.

 

Advertisement

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se takimi i Putinit me Kimin do të ndodhë në Lindje të Largët të Rusisë, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS, ndonëse nuk është bërë i ditur vendi i saktë i takimit.

 

Peskov ka thënë se fillimisht do të zhvillohen takime mes dy delegacioneve dhe më pas takime mes liderëve.

 

Advertisement

Media shtetërore në Korenë e Veriut ka konfirmuar që Kim është nisur nga Pheniani në Rusi, me trenin privat, qysh prej pasdites të së dielës.

 

E përditshmja amerikane, New York Times ka raportuar se Kim planifikon të negociojë me Putinin për furnizime me armë.

 

Advertisement

Kim largohet shumë rrallë prej Koresë së Veriut dhe sa herë largohet, ai udhëton me trenin e vet.

 

Gazeta amerikane ka raportuar se ushtria ruse është duke tentuar të sigurojë armë dhe municion për luftën në Ukrainë dhe se Putin shpreson që do të sigurojë artileri dhe armë anti-tank nga verikoreanët.

 

Advertisement

Kim, në anën tjetër, shpreson se nga rusët do të sigurojë satelitë dhe nëndetëse me kapacitet bërthamor, por edhe ndihma ushqimore.

 

Pas konfirmimit të takimit, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Uashingtoni e rezervon të drejtën për t’iu vënë më shumë sanksione Rusisë dhe Koresë së Veriut, marrë parasysh planet për shkëmbim armësh.

 

Advertisement

“Çdo transferim i armëve prej Koresë së Veriut në Rusi përbën shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

 

Kim ka qenë në Rusi vetëm një herë, kur e ka vizituar qytetin e Vlladivostikut në prill të vitit 2019 – edhe atëherë me tren privat.

 

Advertisement

Atë vit, ai ka biseduar me Putinin për programin bërthamor verikorean dhe për forcim të lidhjeve ekonomike mes dy vendeve./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy