Kievi bombardohet vazhdimisht/ Rusia akuzon SHBA: Ka bërë eksperimente biologjike të rrezikshme në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shpërthime dhe bombardime të fuqishme janë dëgjuara në pjesën veriperëndimore të kryqytetit ukrainas teksa forcat ruse janë vetëm 25 kilometra larg qendrës së kievit.

 

Sipas autoriteteve ukrainase forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin Mariupol, ku janë strehuar më shumë se 80 persona mes tyre dhe një fëmijë. Në qytetin jugor sulmet e pandërprera kanë penguar  korridoret humanitare për të dërguar ushqim dhe ujë, si dhe për të evakuuar civilët e bllokuar. Sipas zyrtareve të qytetit, në 12 ditët e sulmit janë vrare 1,500 njerëz.

 

Advertisement

Zyrtarët e Kievit kanë njoftuar se po presin një valë të re të sulmeve në Kiev, Harkiv dhe rajonet Donbas, pas ngadalësimit të ofensivës ruse në ditët e fundit.

 

Ndërkohë, Rusia ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ndërsa ka akuzuar SHBA për bashkëpunim me Ukrainën në një rrjet laboratorësh të kërkimit biologjik, që synojnë forcimin e disa sëmundjeve vdekjeprurëse.

 

Advertisement

 VASILY NEBENZYA

AMBASADORI I RUSISE, OKB

 

“Forcat ruse kanë gjetur prova të një rrjeti prej të paktën 30 laboratorësh të kërkimit biologjik që synonin forcimin e disa sëmundjeve vdekjeprurëse. Në këto vende janë kryer eksperimente biologjike shumë të rrezikshme, në koordinim me SHBA.”

Advertisement

 

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se SHBA do t’i përgjigjen çdo lëvizjeje të Rusisë që kërcënon NATO-n, edhe nëse kjo çon në luftë botërore. Uashingtoni, në koordinim me Bashkimin Evropian dhe vendet e G7 vendosën të ndërpresin atë që njihet zyrtarisht si “marrëdhënie e përhershme normale tregtare” me Rusinë. Në sanksionet e reja përfshihet ndalimi i importit të alkoolit, ushqimeve të detit si dhe ndalimi i eksportit të mallrave luksoze.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy