Rusia bën me dije se tashmë ka marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe zonës përreth tij.
Sipas Gardës Kombëtare ruse, 240 persona që ishin në ruajtje të centralit hodhën armët dhe u dorëzuan.
Të tjera të dhëna vijnë nga pala ukrainase në lidhje me këtë operacion, e cila akuzon ushtrinë ruse se ka torturuar stafin dhe personelin që ka gjetur duke punuar në ambientet e centralit.
Sipas Kievit, ushtarët rusë kanë dhunuar drejtuesit e centralit për të regjistruar një mesazh, të cilin duan ta përdorin si mesazh propagandistik.
Advertisement