Videoja e dy politikanëve moldavë, Sergio Tofilat dhe Ghenadie Cosovan, teksa grushtohen mes njëri-tjetrit në një studio televizive, është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.
Tofilat, një ish-këshilltar i presidentit Maja Sandu, u konfliktua me Cosovan, një ish-zëvendës ministër i Brendshëm, pasi shkëmbyen disa akuza.
Advertisement
Situata u agravua kur Cosovan i hodhi ujë në fytyrë Tofilat. Ky i fundit, iu kthye me grushte, duke e hedhur më pas në tokë.
Një ditë pas inicidentit, Tofilat kërkoi falje publike, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe mosmarrëveshjet nuk zgjidhen në këtë mënyrë.
Advertisement