Një luftë verbale ka shpërthyer tani, dhe ankesa ndaj Madridit zyrtar kanë edhe krerë vendas të turizmit. Spanja pritet t`ia hapë në 21 qershor kufijtë rezidentëve britanikë dhe pjesëtarëve të zonës Shengen e të hiqte kësisoj edhe politikën e detyruar të karantinës.
Më shumë se 18 milionë britanikë e zgjedhin këtë vend për të kaluar pushimet e tyre dhe zona si Costa del Sol varen shumë nga turizmi anglez. Francisco Salado, drejtues i turizmit në këtë rajon, tha se Madridi po “luan shah” dhe se e ka treguar gjatë muajve të fundit se nuk di ta menaxhojë industrinë e turizmit.