Policia në Arizona ka shpallur në kërkim një person i cili dyshohet se kërcënoi të vriste Donald Trump.

Bëhet fjalë për 66-vjeçarin Ronald Lee Shirwood, i cili ka precedentë penalë.

Sipas “Daily Mail”, ndaj tij janë në pritje disa urdhër arreste, si për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për braktisje të një automjeti, ndërkohë që ai është dënuar për vepra seksuale.

Natyra e kërcënimeve është e paqartë, por një sherif në shtetin e Arizonës tha se ato u bënë në “mediat sociale”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se më 13 korrik, Trump u qëllua me armë në një tubim në Butler të Pensilvanisë.

Fatmirësisht ai mbeti i plagpsur lehtë, por një person humbi jetën si pasojë e të shtënave./vizionplus.tv