“Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë”, tha ai gjatë një video konference për media.
Në të gjithë botën, më shumë se 9 milionë njerëz janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi dhe më shumë se 471,000 kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Më 29 maj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Uashingtoni i ka përfunduar marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Trump tha se OBSH-ja, agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka dështuar t’i bëjë reformat “e kërkuara dhe shumë të nevojshme”, pas shqetësimeve të SHBA-së për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit.
Në muajin prill, Trump i ka ndërprerë fondet për OBSH-në, duke e akuzuar atë për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, në muajin dhjetor./ REL