Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.
Mëngjesin e kësaj të mërkure, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos po zbatojnë 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës.
Mes 13 të dyshuarve qe jane ndaluar bie në sy emri i Elsa Lilës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila dyshohet se mbante llogaritë financiare te grupit kriminal .
I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i cili në korrik 2015, u ndalua në një operacion të mëparshëm së bashku me shtetasin Arben Zogu (“Riccardino”) sërish për trafik droge.
Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës.
Ne grupin e shqiptareve te lidhur me kete operacion eshte edhe boksieri tjeter shqiptarf Orial Kolaj.
Shqiptaret bashkepunonin me grupin e Fabrizio Piscitelli, ish-kapo ultras i ekipit te Lazios.