Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me revoltën e bandës së Avdyljave ndaj punonjësve të policisë në paraburgimin e 313-s në Tiranë, kur këta të fundit kishin shkuar për kontroll në mesnatën e së enjtes.

Burime nga gjykata sqaruan se në dosjen e bandës së Avdyljave mbi përplasjen e dhunshme me uniformat blu, janë publikuar edhe kërcënimet e anëtarëve të kësaj bande ndaj policëve. Ata i kanë kërcënuar me vdekje punonjësit e policisë ndërsa kanë lëshuar edhe një sërë ofendimesh ndaj tyre.

Ka për t’ju q*robt, do t’ju zhduk, e degjeneru o legena. Do t’ju vrasim e presim ju që po na ngacmoni… nuk kontrolli dot Avdylajt ju’‘, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve e dënuar për trafik dhe prodhim të lëndëve narkotike.

Gjatë përplasjes mes policisë dhe të burgosurve këtyre të fundit iu është gjetur një telefon celular.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë që çështja kaloi në gjykatë me foto dhe pamje filmike të dokumentuara, ku tregohej qartë revolta e të burgosurve ndaj punonjësve të policisë, prokurori i çështjes nuk ka marrë parasysh vendimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili për të izoluar bandën e Avdylajve.

Megjithëse në seancën e ditës së sotme janë shqyrtuar në seancë 1 orë e 30 minuta pamje filmike, ku dukej qartë dhuna e të burgosurve ndaj uniformave blu prokurori mori një vendim skandaloz duke anuluar vendimin e kreut të burgjeve për të izoluar të burgosurit.