Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia nënshkruan sot një marrëveshje për të zhvilluar raketa me një rreze veprimi prej më shumë se 500 kilometrash për të mbushur boshllëkun në arsenalin e Evropës që ata thonë se u ekspozua nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Duke folur në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington pas ceremonisë së nënshkrimit, ministri francez i mbrojtjes Sebastien Lecourny tha se raketa e re kishte për qëllim parandalimin. Ai la të kuptohet gjithashtu se edhe Britania mund t’i bashkohet grupit të vendeve partnere.

Drafti i parë i armës mund të jetë gati deri në fund të vitit, por specifikimet e sakta të saj, si rrezja, do të detajohen më vonë.

Dje, SHBA dhe Gjermania njoftuan se do të fillojnë vendosjen e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në tokën gjermane në vitin 2026.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndër të tjera do të zhvillohen raketa SM-6, Tomahawk dhe armë të reja hipersonike./vizionplus.tv