Protestat e dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shoqëruar edhe me humbje jetësh.
Mediat e huaja raportojnë për të paktën katër viktima dhe 13 te plagosur.
Advertisement
Një prej tyre është edhe një grua, Ashl Babbitt, që u qëllua nga policia brenda nderteses se Kongresit.
Ajo ishte veterane e Forcave Ajrore të SHBA dhe një mbështetëse e Donald Trump. Ajo e humbi jetën në spital. Ndërsa tre protestuesit e tjerë vdiqën pas përplasjeve jashte Capitol Hill.
Advertisement
Pas thirrjeve të Trump, qindra qytetarë u mblodhën të mërkurën për të protestuar. Ata hynë në godinën Capitol dhe bllokuan mbledhjen e Kongresit, që po debatonte për certifikimin e rezultatit zgjedhor.
Deri me tani raportohet arrestimi i 52 personave.
Advertisement
Advertisement