Kate Middleton del nga spitali pas 14 ditësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kate Middleton del nga spitali pas 14 ditësh

Kate Middleton u kthye sot në shtëpi në Windsor pas një qëndrimi 14-ditor në Klinikën e Londrës në Marylebone pas operacionit abdominal.

Një zëdhënës i Pallatit Kensington tha:

“Princesha e Uellsit është kthyer në shtëpinë e saj në Windsor për të vazhduar shërimin e saj pas operacionit. Përparimi i saj është i mirë.

Princi dhe Princesha dëshirojnë të falënderojnë të gjithë ekipin në Klinikën e Londrës, dhe në veçanti stafin e përkushtuar të infermierisë, për kujdesin që kanë ofruar.”

Advertisement

Zëdhënësi shtoi se familja vazhdon të jetë mirënjohëse për urimet që kanë marrë nga e gjithë bota. Princesha e Uellsit, sipas njoftimit fillestar, nuk pritet të kthehet në detyrat zyrtare para Pashkëve. Sidoqoftë, koha e saktë do të varet nga këshillat e mjekëve. Ndërkohë, Princi William do të kthehet në detyrat e tij publike pasi Kate të jetë mirë.
/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy