Të paktën 90 trupa të tjerë të viktimave nga Covid-19 janë gjetur në lumenj në Indi, pasi virusi vazhdon të përhapet në zona të varfra rurale.
Më shumë se 70 trupa të pajetë u zbuluan duke notuar në lumin Ganges në rrethin Buxar të shtetit Bihar dhe dhjetëra trupa të tjerë u gjetën në rrjedhën e sipërme në rrethet Ghazipur dhe Ballia në shtetin fqinj të Uttar Pradesh.
India të martën regjistroi 4.205 viktima, shifra më e lartë nga nisja e pandemisë atje.
Në fillim të kësaj jave, u gjetën 30 trupa, që notonin në lumenj.
Shumë besojnë se trupat janë hedhur për shkak të rritjes së kostos së djegies së trupave. Imazhet e shoferëve të ambulancës që hedhin trupa mbi një urë në kufirin e Uttar Pradesh dhe Bihar në lumë u bënë publike në mediat sociale.