Një shekull pas pandemisë së tmerrshme të 1918-tës, vendi më I madh I Ameriëks Latine u kthye i dyti në botë për numrin e vdekjeve nga Covid 19. Sot mjeku më i njohur i Brazilit, Drauzio Varella kujtoi rrefimet e gjyshes së tij kur në kohën e gripit spanjoll, njerëzit I linin të afërmit e tyre të vdekur jashtë shtëpisë që të vinin e t`I merrnin autoritetet për t`I vendosur në varre të përbashkëta.

100 vjet më vonë, vendin është tronditur nga një tjetër pandemic shkatërruese dhe Varella shpjegon për the Guardian, se askush nuk e besonte që dicka e tillë mund të ndodhte vërtet. “E menduan ndoshta teorikisht, por edhe kur virusi mbërriti vërtet, askujt nuk I shkoi në mendje që sëmundja do të merrte përmasa të tilla”, shton ai.

Të premten, Brazili kapërceu Britaninë e Madhe për nga bilanci I viktimave. Ai shënon sot gati 42.800 jetë të humbura nga Sars-Cov-2.Sistemi shëndetësor i Brazilit po përballet me shifrat më të rënda të të infektuarve nga koronavirusi, të cilat duket nuk po I përballon dot. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar më shumë se 1,200 viktima në ditë që prej të martes teksa vendi po përpiqet ndërkohë të relaksojë masat dhe të rihapë bizneset.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";