Rasti më i fundit vjen nga Turqia ku mbetjet e një bazilike të fundosur 1,600 vjeçare kanë dalë sërish në “dritë”.
Pamjet e marra nga ajri tregojnë sesi nga ujërat i liqenit Iznik, që tashmë është i pastër si kristali, duken mbetjet e bazilikës nga epoka Bizantine, vetëm disa metra nën ujë.
Mbetjet në fjalë, të cilat janë zakonisht të mbuluara nga algat, u zbuluan fillimisht në vitin 2014 dhe konsiderohen si një shembull arkitekturor i krishtërimit të hershëm. Në kohën e zbulimit, Instituti Arkeologjik i Amerikës e quajti bazilikën si një nga 10 zbulimet më të mëdha të vitit.
Historianët besojnë se bazilika në fjalë është ndërtuar në vitin 390 pas lindjes së Krishtit në nder të Shën Neofitos, por që më pas u fundos në liqen pas një tërmeti.