Kapen rreth 3 ton kokainë në anijen e peshkimit në Spanjë/ Arrestohen 5 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapen rreth 3 ton kokainë në anijen e peshkimit në Spanjë/ Arrestohen 5 persona

Gati tre ton kokainë, të fshehura në një anije peshkimi, u kapën në Ishujt Kanarie në Spanjë.

 

Policia arrestoi 5 anëtarë të ekuipazhit të anijes, katër turq dhe një gjeorgjian, të cilët po transportonte drogën. Anija e peshkimit ‘AKT 1’ u kap rreth 300 milje detare në jug të Ishujve Kanarie, në perëndim të bregdetit afrikan dhe u zbulua se kishte “më shumë se 2900 kilogramë kokainë” në depozitën e karburantit

 

Advertisement

Anija u kap pas një operacioni ndërkombëtar përmes shkëmbimit të informacionit midis MAOC-N (Qendra e Analizës dhe Operacioneve Atlantike) dhe CITCO (Qendra e Inteligjencës kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar).

 

Në bazë të këtij informacioni, policia në Spanjë, kreu kontroll në mjetin lundrues të dyshuar për trafik të paligjshëm droge nga Amerika e Jugut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy