Pesë persona, 4 belgë dhe 1 shqiptar u arrestuan në kuadër të një operacioni pranë portit të Antwerp në Belgjikë këtë të martë.

Sipas medieve të huaja, u sekuestrua një sasi e madhe kokaine.

Gjatë kontrollit, Policia gjeti një ngarkesë prej 672 kilogramësh kokainë në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia.

Hetimi identifikoi një 29-vjeçar, i cili dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të arrestuarit donin të merrnin sasinë e drogës pasi mbërriti në port. Por, forcat e Policisë punuan së bashku për të kapur kontejnerin e mbushur me drogë.

Ndaj të dyshuarve janë vendosur masat e sigurisë edhe nga gjyqtari hetues.Ata dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.