Kaos në Lindjen e Mesme, Hamasi braktis bisedimet për armëpushim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hamasi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë  në raundin e ri të bisedimeve për një armëpushim në Gaza. Negociatat pritet të zhvillohen të enjten, më 15 gusht në Katar, ndërsa burime iraniane thonë se arritja e armëpushimit mund të parandalojë një sulm të Teheranit ndaj Izraelit.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se presin që bisedimet indirekte të zhvillohen siç është planifikuar në kryeqytetin e Katarit Doha të enjten dhe se një marrëveshje armëpushimi është ende e mundur.

Çfarë thotë Irani për një sulm ndaj Izraelit?

Sipas tre zyrtarëve të lartë iranianë, vetëm një marrëveshje armëpushimi do ta pengonte Iranin që të hakmerrej menjëherë kundër Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniya në tokën e tij muajin e kaluar.

Advertisement

Qeveria izraelite ka thënë se do të dërgojë një delegacion në bisedimet e nesërme, por Hamasi, i cili kontrollon Gazën, ka kërkuar një plan të realizueshëm për të zbatuar një propozim që e ka pranuar tashmë në vend të më shumë bisedimeve./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy