Pamje të pashembullta në Izrael teksa mijëra njerëz, duke kundërshtuar protokollet shëndetësore, janë përplasur me autoritetet në funeralin e një rabini që humbi jetën nga Covid-19.

Pjesëmarrja masive ka shkaktuar një situatë kaotike dhe tërësisht të pamenaxhueshme nga forcat e policisë.

Vendosja e gardheve metalike dhe masave të tjera penguese, nuk ka funksionuar, raporton Vizion Plus.

Një panoramë e njëjtë u regjistrua edhe pak ditë më parë, në funeralin e një tjetër rabini i cili humbi jetën nga covid 19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përpara zgjedhjeve të 23 marsit, këto shkelje nga hebrenjtë ultra-ortodoksë konsiderohen si një qëndrim opozitar i cili ve në pikëpyetje efektivitetin e kufizimeve ndërsa vendi gjendet në një izolim të tretë mbarëkombëtar.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka premtuar se deri në muajin mars do të vaksinohet e gjithë popullsia. Deri më tani, Izraeli ka administruar më shumë se 5 milionë doza vaksine në një popullatë prej rreth 9 milionë banorësh.