Protestuesit sulmuan një burg në Bangladeshin qendror dhe liruan të burgosurit sot, ndërsa lëvizja studentore që u shndërrua në një përplasje me qeverinë vazhdoi në ditën e saj të 19-të.

Sipas një raporti të AFP-së bazuar në burime spitalore, të paktën 100 njerëz janë vrarë në dhunën që ka tronditur vendin prej 170 milionë banorësh ditët e fundit, në mes të papunësisë së lartë të të diplomuarve. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk dënoi goditjen, duke i quajtur sulmet ndaj protestuesve studentorë “tronditëse dhe të papranueshme”.

“Protestat janë të mëdha , është ndoshta sfida më serioze me të cilën përballet kryeministri Sheikh Hasina, i cili ka drejtuar vendin që nga viti 2009,” tha Pierre Prakas, drejtori i Grupit të Krizave në Azi me bazë në Bangkok.

Autoritetet u përgjigjën duke ndaluar të gjitha mitingjet, marshimet dhe takimet publike në Daka , kryeqyteti, sot. Në fillim të javës janë mbyllur të gjitha shkollat ​​dhe universitetet, ndërsa nga dita e djeshme është ndërprerë lidhja e internetit . Policia njoftoi gjithashtu arrestimin e një politikani të opozitës, Ruhul Kabir Rizvi Ahmed, një zyrtar i Partisë Nacionaliste të Bangladeshit (BNP) me arsyetimin se ai ishte “i përfshirë në disa raste”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht goditjes, demonstratat vazhduan në të gjithë vendin. Në rrethin Narsingdi, protestuesit sulmuan një burg. “Të burgosurit u arratisën dhe protestuesit i vunë flakën,” tha një oficer policie, duke shtuar se “qindra” të burgosur u liruan . Musumi Sarker, një zyrtar i lartë lokal, konfirmoi se protestuesit kishin hyrë në burg, pa dhënë detaje të mëtejshme. Përleshjet shpërthyen gjithashtu kur studentët dolën përsëri në rrugë, përpara demonstratave pro-qeveritare të planifikuara për pas lutjeve të mëngjesit./vizionplus.tv