Kaos në Armeni/ Protestuesit hyjnë në Parlament, kundër marrëveshjes me Azerbajxhanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaos në Armeni/ Protestuesit hyjnë në Parlament, kundër marrëveshjes me Azerbajxhanin

Ky është moment kur qindra qytetarë hyjnë më dhunë në Parlamentin e Armenisë në Jerevan.

Në skenat kaotike të kryeqytetit mbështetës opozitarë kanë hyrë në selinë e qeverisë dhe Parlamentit, duke thyer xhamat. Ndërsa ka mbetur i plagosur kryetari i Parlamentit, Ararat Mirzoyan.

Keto trazira kanë ardhur si pasoje e një marrëveshjeje midis udhëheqësve të Armenisë, Azerbajxhanit dhe Rusisë, te cilët kanë vendosur t’i japin fund konfliktit ushtarak mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut, ku do të zotërohen tashmë nga Azerbajxhani.

Por, armenët etnikë që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë refuzojnë sundimin e Azerbajxhanit, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Nikol Pashinian.

Advertisement

Pashinian, është shprehur se marrëveshja, e cila përfshin vendosjen afatgjatë të trupave ruse në rajon, ishte zgjidhja më e mirë e mundshme për situatën aktuale.

NIKOL PASHINYAN

“Edhe pse është tepër e dhimbshme, si për mua ashtu edhe për popullin tonë, unë e mora këtë vendim, si rezultat i një analize të thellë të situatës ushtarake dhe një vlerësimi të njerëzve që e njohin situatën më së miri.

Ketu e gjashtë javë Azerbajxhani dhe Armenia kanë shpallur gjendjen e luftës për Nagorni Karabakut. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si Azerbajxhan, por drejtohet nga Armenët etnikë që nga viti 1994. Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia u nënshkrua në fillim të viteve 1990 por nuk kishte asnjë marrëveshje paqeje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy