Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e situatës kaotike të krijuar në Kabul ku me mijëra afganë po tentojnë të largohen nga regjimi i talebanëve.

Pamjet e publikuara nga mediat në terren tregojnë se situata në perimetrin rreth aeroportit të Kabulit është tragjike. Njerëzit po shtypen me njëri-tjetrin ndërsa talebanët kanë ngritur pika kontrolli thuajse kudo.

Në një deklaratë të dhënë të dielën, Departamenti i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se shtatë persona e kanë humbur jetën në 24 orët e fundit mes kaosit ndërsa përpiqeshin që të futeshin në aeroport.

“Kushtet në terren mbeten jashtëzakonisht të vështira, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të menaxhuar situatën në mënyrë sa më të sigurt,” thuhet në deklaratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të shtunën, mediat publikuan pamje të trupave britanike duke nxjerrë njerëzit nga kaosi dhe duke i dorëzuar tek mjekët për t’i kontrolluar për shenja jete.

Minuta më vonë, disa prej tyre u mbuluan me çarçafë të bardhë. Ndërkohë, deri të enjten, sipas agjencisë së lajmeve Reuters që citonte burime brenda NATO-s, të paktën 12 persona kanë humbur jetën brenda rreth aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” të dielën.