Mijëra afganë të frikësuar nga rikthimi i sundimit taleban po përpiqen të largohen nga vendi përmes aeroportit ndërkombëtar të Kabulit ku situata aktualisht është kaotike.

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në përplasjet mes turmave ndërsa shumë të tjerë raportohen të plagosur.

Forcat amerikane kanë siguruar perimetrin e aeroportit duke bërë thirrje për largim të sigurt dhe të qetë. Ndërkohë Ambasada amerikane është evakuuar dhe flamuri është ulur, ndërsa diplomatët janë zhvendosur në aeroport për të ndihmuar evakuimin. Vendet e tjera perëndimore gjithashtu kanë mbyllur misionet e tyre diplomatike dhe po largojnë personelin dhe civilët.

Kryengritësit Talebanë morën Kabulin të dielën pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi, drejt Taxhikistanit. Një zëdhënës i grupit militant bëri të ditur se po punojnë për të formuar një qeveri të re në Afganistan duke shtuar se nuk do të ketë hakmarrje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por shumë afganë i frikësohen një kthimi brutal në regjimin e viteve 1990, i cili ndaloi shkollimin e vajzave si dhe riktheu ekzekutimet publike.