Kanali i Suezit, ende i bllokuar/ Do të duhen ditë për të zhvendosur anijen gjigande

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanali i Suezit, ende i bllokuar/ Do të duhen ditë për të zhvendosur anijen gjigande

Kanali i Suezit, një nga rrugët tregtare më të ngarkuara në botë, vijon të jetë i bllokuar pasi që nga dita e martë një anije gjigande kontejnere, ka ngecur në rërë. Trafiku i shkaktuar po mban peng mallra që kapin vlerën e rreth 9.6 miliardë dollarëve cdo ditë ndërsa ekspertët paralajmërojnë se do të duhen disa javë për të liruar anijen.

 

Mjeti lundrues “Ever Given”, 200,000 ton , operuar nga kompania tajvaneze Evergreen Marine, ka gjatësinë e katër fushave të futbollit dhe mund të mbajë deri në 20,000 kontejnerë.

 

Advertisement

Kjo situatë përbën një goditje të zinxhirëve globalë të furnizimit, tashmë të tensionuar nga pandemia e Covid-19. Efekti ka filluar të ndihet tashmë, ndërsa çmimi i naftës bruto u rrit me 6 për qind të mërkurën.

 

Nëse kanali nuk mund të zhbllokohet shpejt, firmat e transportit nuk do të kenë zgjidhje tjetër përveç se të drejtojnë anijet e tyre rreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikë, një rrugë që shton 14 ditë dhe 5000 milje detare në udhëtim.

 

Advertisement

Kjo mund të nënkuptojë çmime më të larta për mallrat e transportuara në Europë nga Azia,  duke përfshirë makinat, materialet e ndërtimit dhe materiale mbrojtëse për koronavirusin, ndërsa kompanitë e transportit rritin tarifat e tyre për të mbuluar kostot e rrugëve më të gjata.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy