Gjashtë persona u vranë në orët e hershme të mëngjesit, duke përfshirë dy milicë spanjollë, pranë Seviljes kur një kamion u përplas në një postblloqe policie, tha qeveria Andaluziane. Tre milicë të tjerë u plagosën dhe po trajtohen.

Sipas mediave spanjolle, milicët po kryenin kontrolle rutinë rrugore, në kuadër të fushatës për të luftuar trafikun e drogës, në anë të autostradës kur një kamion u përplas me ta.

Nga kontrollet rezultoi se drejtuesi i mjetit, i cili u arrestua, nuk drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

Incidenti vjen një muaj pasi dy milicë spanjollë vdiqën në det në rajonin Cádiz kur trafikantët e drogës përplasën varkën e tyre me një makinë patrullimi të milicisë gjatë një ndjekjeje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Spanja është një pikë kyçe hyrëse për drogën në Evropë dhe Andaluzia, për shkak të afërsisë me Marokun, një qendër për prodhimin e rrëshirës së kanabisit, është një nga pikat kryesore të hyrjes së drogës në territorin spanjoll. /vizionplus.tv