Donald Trump ka reaguar pasi fushata e Kamala Harris u shpreh se zv/presidentja do të pranojë një debat me republikanin nëse përballja organizohet në ABC dhe jo në Fox News.

Trump  përmes një postimi në Truth Social deklaroi se Harris nuk ka kapacitetin mendor për të bërë një debat të vërtetë kundër tij.

Trump u shpreh i prerë duke thënë se do të përballet me Harris në debat në 4 shtator, “ose nuk do ta shohë fare”, duke iu referuar përballjes së planifikuar në Pensilvani, në studiot e Fox.

Kamala Harris nuk ka kapacitetin mendor për të bërë një debat të vërtetë kundër meje, të planifikuar për 4 shtator në Pensilvani. Ajo ka frikë ta bëjë këtë sepse nuk ka asnjë mënyrë që të justifikojë kufijtë e saj të korruptuar dhe të hapur, shkatërrimin e mjedisit të vendit tonë, sikletin në Afganistan, inflacionin, ekonominë e tmerrshme, normat e larta të interesit dhe taksat dhe luftën e saj të gjatë për të ndaluar fjalët, “Gëzuar Krishtlindjet”. Unë do ta shoh atë në 4 shtator ose, nuk do ta shoh fare. Ajo njihet si zëvendëspresidentja më e keqe në histori, e cila funksionon shumë mirë kundër Presidentit më të keq, të shtrembërit Joe Biden. Kombinimi i këtyre dy individëve me IQ të ulët e kanë shkatërruar vendin tonë, por ne do ta BËJMË AMERIKËN SË MADHE Sërish”, u shpreh Trump.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";