Kamala Harris refuzoi debatin, Trump: Një vajzë budallaqe!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kamala Harris refuzoi debatin, Trump: Një vajzë budallaqe!

Pas refuzimit të Kamala Harris për një debat televiziv në  televizionin Fox News, ish presidenti amerikan ka shtuar dozën e akuzave ndaj rivales së tij  duke kaluar edhe në fyerje.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Trut , Trump është shprehur se rivalja e tij nuk ka kapacitet mendor për t’u përballur me të.

“Harris është një vajzë budallaqe që nuk ka aftësi për të bërë një debat të vërtetë me mua. Ajo ka frikë ta bëjë këtë. Unë e ftoj atë të përballemi më 4 shtator ose në të kundërt nuk do ketë debat fare”, tha ai.

Sipas ish-presidentit amerikan  rivalja e tij Kamala Harris nuk është e aftë të drejtojë vendin.

Advertisement

“A e ka vënë re dikush që ajo nuk jep intervista? Kjo është sepse ajo është budallaqe dhe nuk mund të flasë siç duhet pa një teleprompter. Ajo ka një IQ shumë të ulët dhe vendi nuk ka nevojë për dikë që nuk mund të bashkojë dy fjali së bashku”, u shpreh Trump.

Ndërkohë  stafi i Kamala Harris iu përgjigj ish presidentit  duke i cilësuar ato si deklaratat e një njeriu që është i trembur deri në palcë.

“Donald Trump është i frikësuar dhe po përpiqet të shmangë debatin duke kërkuar strehim te Fox Neës ”, mësohet të ketë thënë  një zëdhënës i zëvëndës  presidentes .

I njëjti burim konfirmoi se Harris do të jetë në studiot e ABC më 10 shtator,ashtu sic ishte rënë dakord që në fillim  pavarësisht nëse Trump do të pranojë debatin ose jo. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy