Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë që do të marrë përkohësisht kompetencat presidenciale, pasi Joe Biden i nënshtrohet kontrollit të tij vjetor shëndetësor.

Presidenti Biden do t’ia transferojë pushtetin zonjës Harris për periudhën në të cilën ai do të vendoset nën anestezi për një kolonoskopi rutinë të premten.

Kontrolli mjekësor do të jetë i pari i zotit Biden si president dhe do të bëhet në prag të ditëlindjes së tij të 79-të. Zonja Harris do të marrë përkohësisht kontrollin e ushtrisë amerikane dhe armëve bërthamore.

“Zëvendëspresidentja do të punojë nga zyra e saj në krahun perëndimor gjatë kësaj kohe”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

57-vjeçarja zonja Harris është gruaja e parë që zgjidhet nënpresidente e SHBA.