Donald Trump pas dorëheqjes së Joe Biden, në një mori postimesh në Truth Social sulmoi zëvendëspresidenten dhe kandidaten kryesore për presidencën e demokratëve, Kamala Harris.

Ish-presidenti Donald Trump sulmoi zëvendëspresidenten Kamala Harris, demokratët dhe mediat në një mori postimesh brenda natës.

“Gënjeshtare, Kamala Harris”, shkroi ish-presidenti ndërsa pretendonte se Harris ishte emëruar nga presidenti Joe Biden për të mbikëqyrur kufirin dhe kurrë nuk e vizitoi vendin si zëvendëspresidente.

Kamala Harris vizitoi kufirin në vitin 2021 dhe u emërua nga Biden për të shqyrtuar shkaqet rrënjësore të emigracionit nga vendet e Amerikës Qendrore. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";