Kamala Harris drejt zyrtarizimit, shtohet mbështetja e demokratëve për nënpresidenten

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas dorëheqjes së presidentit te SHBA-ve Joe Biden nga gara, Kamala Harris është gjithmonë dhe më afër udhëheqjes së demokratëve në zgjedhjet e nëntorit.

Guvernatorja e Michiganit Gretchen Whitmer dhe ai i Kalifornisë Gavin Newsom duket se e kanë përjashtuar veten nga kandidimi dhe kështu po ja bëjnë më të lehtë rrugën zëvendëspresidentes amerikane. Harris ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që mundet për të fituar zgjedhjet.

“Do të bëj gjithçka që mundem për të bashkuar Partinë Demokratike, për të bashkuar kombin tonë, për të mposhtur Donald Trumpin dhe agjendën e tij ekstreme ‘Projekti 2025’. Kemi 107 dite kohe deri në ditën e zgjedhjeve. Së bashku do të luftojmë. Dhe së bashku do të fitojmë”, tha Harris.

Të shumta kanë qenë reagimet për dorëheqjen e Biden. Ish-presidenti Obama e ka cilësuar këtë vendim si testament të dashurisë se tij për vendin. Ndërkohë ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton kanë shprehur mbështetjen për Harris, duke theksuar se kjo është e vetmja mënyrë për të ndaluar Trump të marrë një mandat të dytë.

Advertisement

“Ne kemi përjetuar shumë ulje-ngritje, por asgjë nuk na ka bërë më të shqetësuar për vendin tonë sesa kërcënimi i paraqitur nga një mandat i dytë i Trump. Tani është koha për të mbështetur Kamala Harris dhe për të luftuar me gjithçka që kemi për të zgjedhur.”

Kryeministri britanik Keir Starmer ka respektuar vendimin e presidentit amerikan, ndërsa ka shprehur dëshirën e tij për të punuar me të për kohën që i ka mbetur në mandatin aktual.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka theksuar se Biden ka arritur shumë për shtetin e tij, për Evropën, për botën.

Sakaq Konventa e Demokratëve, në të cilën emërohet zyrtarisht kandidati për president, do të mbahet nga 19-22 gusht në Çikago.

Advertisement

Nëse zgjidhet si kandidate demokrate, 59-vjeçarja Harris, ish-prokurore dhe senatore e Kalifornisë, do të bëhet gruaja e parë me ngjyrë në historinë amerikane, që do të garojë për presidente. Biden refuzoi për disa javë thirrjet për t’u tërhequr, duke thënë se është personi më i mirë për të mposhtur Trumpin 78-vjeçar, por një ditë më parë ai njoftoi vendimin e largimit nga gara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy