Kalon 200,000 numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kalon 200,000 numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA

Numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka kaluar 200,000, bëjnë të ditur të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Sipas tyre, mbi 6.8 milionë njerëz në SHBA janë diagnostikuar tashmë me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Në muajin mars, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nëse numri i viktimave është midis 100,000 dhe 200,000, vendi do të ketë bërë “një punë të mirë”.

Universiteti Johns Hopkins raportoi të martën për 200,005 viktima në SHBA.

Advertisement

Ky institucion ka mbledhur të dhëna për koronavirusin në të gjithë botën, prejse ka shpërthyer për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të vitit 2019.

Rasti i parë me koronavirus në SHBA është konfirmuar në janar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi sëmundjen COVID-19 në mes të marsit.

Administrata e presidentit Trump është kritikuar vazhdimisht për trajtimin e pandemisë.

Advertisement

“Për shkak të gënjeshtrave dhe paaftësisë së Donald Trumpit në gjashtë muajt e fundit, ne kemi parë ndër humbjet më të mëdha të jetëve në SHBA”, tha të hënën kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden.

Por, në të njëjtën ditë, Trump tha se ai dhe administrata e tij kanë bërë “një punë fenomenale” dhe i dha vetes një “A +” për trajtimin e pandemisë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 31 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 966 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 21 milionë janë shëruar./R.E.L

Advertisement

The post Kalon 200,000 numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy