Një 24-vjeçare nga Teksasi, e cila u infektua me COVID-19, ka përcjellë një mesazh për të gjithë skeptikët e ekzistencës së koronavirusit, dukë treguar përjetimin e saj.
Paola Castillo kaloi 79 ditë e shtruar në spital, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, ndërsa në kujdes intensiv ndodhej më shumë se 30 ditë.
“Kam qenë në kontakt me njerëz dhe besoja gjithmonë se do të jem mirë. Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të infektohesha. Ndoshta po të kisha vendosur maskën me kohë, asnjëra nga këto nuk do të ndodhnin”, u shpreh Castillo.
Advertisement
The post Kaloi 79 ditë në spital duke luftuar me COVID/ 24-vjeçarja: S’mendoja se do infektohesha appeared first on Vizion Plus.