Më shumë se 30 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë shtetet e Bregut Perëndimor të SHBA, ndërsa dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur. Zyrtarët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.
Zjarret po vijojnë të shkrumbojnë mijëra hektarë sipërfaqe toke në Oregon, Californi dhe Washington, e mijëra shtëpi e biznese janë shkatërruar.
Dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Situata paraqitet kritike në Oregon ku zjarrfikësit po vijojnë luftën për shuarjen e 16 vatrave të mëdha aktive, ndërsa në Washington, raportohen 14 vatra aktive.
Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Kaliforninë të hënën për t’u informuar më në detaje mbi situatën.
The post Kalifornia në betejë me zjarret, shënohen mbi 30 viktima e shumë të zhdukur appeared first on Vizion Plus.