Klubi amerikan “LA Galaxy” ndërpreu kontratën me futbollistin serb Aleksandar Katai, pasi gruaja e tij Tea publikoi një seri postimesh raciste dhe të dhunshme në rrjetet sociale.

Tea Katai postoi një mesazh në profilin e saj në Instagram në të cilën i quajti protestuesit si “kafshë të neveritshme” dhe bëri thirrje për një konfrontim të dhunshëm me ta.

I ftuar në një televizion këtë të diel, Vuçiç e quajti çështjen “një skandal mbi skandalet”. “Ata e pushuan futbollistin tonë, sepse gruaja e tij tha diçka që nuk u pëlqeu?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ç’lidhje ka gruaja e tij me mënyrën se si Aleksandar e gjuan topin? Kush jeni ju? Nëse ajo ka bërë një krim, ndiqeni penalisht. Nëse ajo nuk ka bërë një krim, nuk e kuptoj se për çfarë bëhet fjalë,” tha presidenti serb.