Libri thotë se shakaja në fjalë është bërë gjatë një bisede me fotografin Matthew Atanian dhe një tjetër mike të quajtur Edit Molner në fund të viteve 1990-të. Në pjesët e librit të publikuara nga ‘MailOnline’, Melania mburrej gjithashtu për apartamentin me pajisje floriri në kullën Trump Tower.
Në lidhje me këtë ajo raportohet se ka thënë: “Oh, është shumë i bukur, me shumë klas. Kështu jetojnë burrat e vërtetë”.
Edhe vetë presidenti Trump ka mbrojtur masën e penisit të tij gjatë fushatës në 2016 kur rivali presidencial Marco Rubio bëri vërejtjen për duart e vogla të Trump.
Trump u përgjigj: “Askush nuk më ka rrahur në duar më parë. Ai tha se nëse duart e mia janë të vogla, diçka tjetër duhet të jetë e vogël, por ju siguroj se nuk ka problem”.
Edhe libri i fundit “Art of Her Deal” (Arti i marrëveshjes) është mohuar nga Shtëpia e Bardhë e cila e ka quajtur “trillim”.
Autorja, gazetare e Washington Post përshtjellon edhe aferat romantike të Trump, të cilat ai i mohon, duke thënë se Melania “nuk ishte në dijeni të dredhive të tij”, siç ishin ato të përfolura në media me aktoren porno Stormy Daniels dhe modelen e Playboy, Karen McDougal.