Kryetari i Degës Lokale të Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen për t’u bërë pjesë e garës për deputet.
Duke u zhveshur nga detyra të cilën e mban prej vitesh, Mano konfirmon se do të jetë pjesë e listës emërore për zgjedhjet e ardhshme prandaj ka dhënë dorëheqjen nga funksioni.
Mano ka hequr dorë nga mandati në respekt të parashikimit të udhëzimin të ri që drejtuesit lokal duhet “të zhvishen” nga funksionet e tyre nëse duan të përfshihen në garën për deputet.
Ndërsa kryesia e partisë, brenda 5 ditëve do duhet të komandojë një kryetar deri në zhvillimin e kuvendit të ri të degës.
Ende nuk ka një informacion se kush do të zërë vendin e Andrea Manos dhe do të marrë kështu drejtimin e demokratëve për Korçën.
Ai ka qenë kandidat herë pas here i Partisë Demokratike në Korçë ku ka rezultuar humbës.
Në qarqet e ngushta të strukturave të PD në qytetin juglindor, Mane është shprehur optimist se këtë herë do të fitojë. (TemA)