Juventusi shpallet zyrtarisht kampion i Italisë për herën e 36-ë në histori dhe per te 9-in vit radhazi. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri triumfoi me rezultatin 2-0 përballë Sampdorias duke e çuar diferencën me pikë në 7 nga Interi i vendit të dytë, kur kanë mbetur dhe dy ndeshje për tu luajtur.
Një festë e madhe shpërtheu brenda dhomave të zhveshjes pas përfundimit të sfidës ku nuk munguan përqafimet mes lojtarëve dhe stafit.
Ndërkaq për trajnerin Mauricio Sarri ishte titulli i parë në karrierë duke i hedhur poshtë gjithë kritikat drejtuar atij ditëve të funidt. Sa i përket sfidës, nuk ishin 90 minuta të lehta për bardhezinjtë, që kishin përballë një Sampdoria të vendosur për të marrë pikë. Miqtë u mbrojtën mirë deri në minutën 45 kur Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin.
Pjanic pasoi për portugezin me këtë të fundit që nuk fali dhe dërgoi topin në rrjetë. Në fraksionin e dytë të lojës, Juventusi shënoi dhe golin e sigurisë më anë të Bernadeskit që pas një topi të kthyer nga portjeri, dyfishoi shifrat. Ylli portugez pati mundësinë të realizonte dhe dopietë dhe të vuloste fitoren e bardhezinjëve por gaboi nga pika e bardheë e 11 metërshit duke goditur mbi traversë.
Kështu Ronaldo ka mundësi akoma të fitojë “Këpucën e Artë” pasi ka realizuar 31 gola dhe ka dy ndeshje në dispozicion për të kaluar Çiro Imobilen dhe Robert Levandovskin, të cilët kanë realizuar nga 34 gola secili.
Lazio nga ana tjetër mposhti bindshëm në transfertë Veronën me shifrat 1-5. Një dominim total i ekipit të kryeqytetit që edhe pse e gjeti veten në disavtazh arriti të përmbyste gjithcka. Në minutat e fundit të pjesës së parë , Ciro Imobile vendosi baraspeshën dhe rihapi dhe një herë takimin.
Në pjesën e dytë ishin Milinkoviç-Saviç dhe Korrea ata që do të përmbysnin rezultatin. Vendimtar ishte dhe portjeri i kombëtares shqiptarë Tomas Strakosha që me reflekset e tij i mohoi golin disa herë vendasve. Në fund, sërish Imobile shënoi dy gola të tjerë duke vulosur rezultatin 1-5.
Një sukses edhe per Romën e cila fitoi përballë Fiorentinës 2-1 dhe është edhe një hap më afër fazës në grupe të Ligës së Europës për të cilën rivalizon me Milanin.
The post Juventus, kampion i Italisë/ “Zonja e Vjetër” mposht Sampdorian dhe feston trofeun e 9-të radhazi appeared first on Vizion Plus.