Juventus është fare pranë goditjes së madhe në merkaton e janarit. Bardhezinjte pritet të zyrtarizojnë arritjen e marrëveshjes me Fiorentinen për të marrë menjehere shërbimet e Dushan Vlahovic. Bomberi serb ka gjetur gjuhen e përbashket me Zonjën e Vjeter , akord nga I cili do të përfitijë 7 milionë euro në sezon deri në vitin 2026. Aktualisht po negociohet intensivisht shuma që Juventus duhet të derdhë në arkën e klubit vjollce për kartonin e sulmuesit të talentuar.Juventus shpresoi fillimisht që gjysmën e shumës ta amortizonte duke future në tratative edhe Kulusevskin. Mirëpo Presidenti Komiso rezistoi fort dhe kërkoi si kusht të vetemë të lënies së lirë të sulmuesit, pagesen totalë cash nga Juventus.Bardhezinjte sipas mediave italiane janë të detyruar të derdhin në arkat e klubit toskan 65 milionë euro menjehere dhe 10 milionë euro të tjera në forme bonusesh në vitet ne vijim. Në një kohë që mungon ende zyrtarizimi, mund të thuhet se surpriza në këtë aks nuk do të ketë më, dhe Vlahovic do ti bashkohet shpejt Alegrit. Ky I fundit tanime duhet të lirohet nga shërbimet e sulmuesit Morata që mund të transferohet tek Barcelona dhe pse jo edhe të një mesfushori mes Ramsey, Artur dhe Bentankur. Kalimi I Vlahovic tek Juventus, është I disati në lëvizjet e bujshme të aksit Firence-Torino, që nga Robi Baggio në 1990 e deri tek Bernardeski dhe Kieza në vitet e fundit,. E gjithë kjo histori ka prekur jo pak tifozet vjollce të cilët jashtë qëndrës stervitore kanë varur banderola ofenduese ndaj sulmuesit serb që me golat e tij të shumte u kthye në një idhull të tifozerise se Fiorentines.
Juventus gjen bomberin, akord 75 mln euro me Fiorentinën për Dusan Vlahovic
Share.