Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është pro krijimit të një pasaporte vaksinimi kundër COVID-19. Ai deklaroi për mediat e huaja se kjo pasaportë do të tregohet vetëm kur qytetarëve t’ju duhet të udhëtojnë.
“Në mënyrë të pashmangshme do të ketë shumë interes për ide si kjo, për të qenë në gjendje të tregoni se jeni vaksinuar kundër COVID, ashtu siç duhet të tregoni se jeni vaksinuar kundër ndonjë sëmundjeje tjetër, për të udhëtuar jashtë vendit. Mendoj se diçka e tillë do të ndodhë”, tha ai.
Advertisement
Megjithatë, Boris Johnson përjashtoi mundësinë që pasaporta e vaksinimit t’u kërkohet qytetarëve për të hyrë në pube dhe restorante brenda vendit.