Johnson: Masat e izolimit në Britani kanë nisur të tregojnë rezultat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Johnson: Masat e izolimit në Britani kanë nisur të tregojnë rezultat

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se masat e izolimit me qëllim të luftimit të koronavirusit “kanë nisur të tregojnë rezultat”, mirëpo nuk ka përjashtuar masa shtesë në Angli.

Ai ka thënë se masat janë “duke u rishikuar vazhdimisht”.

Sipas tij, qendrat e vaksinimit do të nisin së funksionuari 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, “sa më shpejt që është e mundur”.

Më shumë se 2.5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit në këtë shtet, derisa 412,167 banorë të Britanisë është thënë të kenë marrë edhe dozën e dytë.

Advertisement

Nën masat aktuale të izolimit, banorët e Anglisë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të domosdoshme.

Aty përfshihet blerja e ushqimit, ushtrimet apo puna, nëse nuk mund të kryhet nga shtëpia.

Masa të ngjashme janë duke u aplikuar edhe në Skoci, Uells, dhe Irlandën Veriore.

Johnson ka thënë mes tjerash se “është ende shumë herët” për të vendosur rreth lehtësimit të masave në mesin e muajit shkurt, duke thënë se “duhet të punojmë tejet shumë për të arritur aty”.

Advertisement

Ai ka pranuar se është “tragjedi” që shumë fëmijëve u është pamundësuar shkuarja nëpër ambiente shkollore dhe se rihapja e tyre është “prioritet”./Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy