Kryeministri britanik Boris Johnson hodhi poshtë akuzat nga Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel se Britania ka ndaluar eksportin e vaksinave kundër COVID-19.
Ai theksoi se qeveria e tij është kundër nacionalizmit me vaksinat.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Unë do të doja të korrigjoja deklaratën nga Presidenti i Këshillit Evropian që Mbretëria e Bashkuar ka bllokuar eksportet e vaksinave. Unë jam i qartë se ne nuk kemi ndaluar eksportin e ndonjë vaksine kundër COVID-19 ose përbërësve të vaksinës. Kjo pandemi na ka vendosur të gjithëve në të njëjtën anë në betejën për shëndetin global. Ne jemi kundër nacionalizmit të vaksinave”, u shpreh Boris Johnson.