Joe Biden, zyrtarisht kandidat i demokratëve për president të SHBA-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Joe Biden, zyrtarisht kandidat i demokratëve për president të SHBA-së

Joe Biden, zyrtarisht kandidat i demokratëve për president të SHBA-së

Joe Biden zyrtarisht ka siguruar nominimin e Partisë Demokratike. Ai do të jetë kundërkandidati i presidentit aktual, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor.

“Ishte nder që të kandidoja në mesin e grupit më të talentuar të kandidatëve që Partia Demokratike ka pasur”, tha Biden përmes një deklarate, duke shtuar se “jam krenar të them se shkojmë në këto zgjedhje si parti e unifikuar”.

Ish-zv.presidenti amerikan, Biden ka qenë kandidati kryesor i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, që prej se Bernie Sanders u tërhoq nga gara në muajin prill.

Advertisement

Biden më 5 qershor arriti që të siguroj numrin e delegatëve, që duhen për të marrë nominimin e partisë, pasi shtatë shtete në Qarkun e Kolombias mbajtën zgjedhjet paraprake presidenciale më 2 qershor.

Pandemia ndryshon fushatën zgjedhore në SHBA

77 vjeçari Biden tha, se si president do të përpiqej që të bashkonte vendin pas viteve polarizuesve të Donald Trumpit. Biden ka qenë zëvendëspresident gjatë mandatit të presidentit, Barack Obama. Që pas largimit të konkurrentëve të tjerë, Biden konsiderohej si kandidat i i sigurtë i demokratëve. Tanimë ai ka edhe numrin e nevojshëm të votave dhe me siguri në zgjedhjet e parashikuara paraprake do të shtojë numrin e tyre. Të martën u mbajtën zgjedhje paraprake për kandidantët në shtetet federale, Indiana, Maryland, Montana, New Mexico, Pennsylvania, Rhode Island, South Dakota, si edhe në Washington, kjo në mes të pandemisë Corona dhe protestave të vazhdueshme kundër racizmit dhe dhunës së policisë në vend. Biden sipas parashikimeve fitoi në të gjitha shtetet federale. Më 9 qershor votojnë West Virginia dhe Georgia.

Pandemia e ka ndryshuar tërësisht fushatën zgjedhore në SHBA. Grumbullimet janë të ndaluara për të penguar përhapjen e virusit. Kongresi i demokratëve u shty nga korriku në gusht. Ende nuk dihet, nëse dhe kur do të mbahen mitingje zgjedhore në SHBA. Shumë shtete në fazën e zgjedhjeve të kandidatëve kanë përdorur opcionin e votimit me letër dhe e kanë zgjeruar këtë së fundmi.

Advertisement

Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit do të mbahen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përballen me shifër të lartë të papunësisë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Po ashtu, në SHBA janë nxitur protesta pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, i cili vdiq pak kohë pasi ishte arrestuar nga policia në Mineapolis.

USA Präsident Obama und Vizepräsident Biden (Reuters/J. Reed)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy