Dyshja demokrate Biden-Harris kanë siguruar kryesimin e shtëpisë së bardhë për katër vitet e ardhshme. Pensilvania me 20 pikë në kolegjin zgjedhor i dha fund paqartësive mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve, pasi Biden kryeson me mbi 30 mijë vota ndërsa janë numëruar 99% e fletëvotimeve.

Sipas projeksioneve të mediave amerikane, Joe Biden ka grumbulluar 290 vota elektorale. Në një postim në rrjetet sociale, ish nënpresidenti ka deklaruar se do të jetë president i të gjithë amerikanëve.

JOE BIDEN ISH ZV/PRESIDENT I SHBA

“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët, pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo. Do të ruaj besimin që më keni dhënë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë presidenti Donald Trump në një postim në rrjetin social tëitter, shkruan se është ai që i ka fituar zgjedhjet por tuiter e ka censuruar postimin e tij

Ndërkohë ekipi i kreut të Shtëpisë së Bardhë në një konferencë për shtyp ka deklaruar se gara zgjedhore nuk ka përfunduar ende.

Në Nevada, Xhorxha dhe disa shtete të tjera kyce republikanët kanë ngritur disa padi mbi parregullsitë dhe mungesën e transparencës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";