Kremlini ka reaguar për deklaratën e fortë të presidentit amerikan Joe Biden, i cile quajti sot për herë të parë Vladimir Putinin, kriminel lufte.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Kremlini thotë se komentet e Bidenit janë “retorikë e papranueshme dhe e pafalshme”.

“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte,” tha Biden. Kjo është hera e para që presidenti i SHBA, Biden, apo zyrtarë të lartë amerikanë shprehen qartë për krimet ruse në Ukrainë.

Më herët ata kishin thënë se po ndjekin me vëmendje situatën në Ukrainë, dhe se sulmet e Rusisë mbi popullsinë civile mund të konsiderohen krime lufte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";