Njeri nga pesë personat e vrarë në masakrën e kryer në Vienë mbrëmjen e të hënës, është me origjinë shqiptare.
Mediat austriake zbulojnë se Nexhip Vrenezi 20 vjec, lindur ne Strugë të Maqedonisë së Veriut mbeti I vrarë nga të shtënat me armë .
Nuk dihet ende se në cilën nga pikat e sulmit mbeti I vrarë Nexhip Vrenezi, pasi grupi i sulmuesve që mbolli terror në kryeqytetin austriak ishte i shpërndarë në disa pika të qytetit.
Në mesin e viktimave ishte edhe vetë njeri prej sulmuesve, shqiptari nga Maqedonia e Veriut Kujtim Fejzulai 20 vjec lindur në Vienë nga dy prindër shqiptarë.
Një pjesë tjetër e grupit që u dorëzua dhe ata që janë në kërkim mësohet se janë nga Kosova dhe Çeçenia.
Përvec 5 viktimave, kanë mbetur te plagosur edhe 17 persona, nga të cilët 6 janë në gjëndje kritike në spital.
Personat që kryen sulmin kanë qënë të armatosur rëndë, madje Kujtim Fejzulai që u ekzekutua nga policia, kishte lidhur edhe një sasi ekskplozivi në trup.