“Jo vaksinim me detyrim”/ Senati francez rrëzon projektligjin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jo vaksinim me detyrim”/ Senati francez rrëzon projektligjin

Vaksinimi kundër koronavirusit nuk do të jetë me detyrim në Francë. Senati rrëzoi propozimin, e paraqitur nga socialistët, me 262 vota kundër, 64 vota pro edhe 14 abstenim. Parlamenti francez hodhi poshtë një projekt-ligj që synonte vaksinimin kundër Covid-19 me detyrim për të gjithë qytetarët.

Ligjvënësit thane se preferojnë të bindin qytetarët se sa t’i detyrojnë. Por socialistët pretenduan se vetëm në këtë mënyrë do të arrihet imunizimi kolektiv. Deklaratat e senatorëve u shoqëruan me përplasje.

SYLVIANE NOEL
SENATORE
“Të bësh të detyrueshëm administrimin e vaksinave gjenetike, të cilat janë ende tek faza eksperimentale dhe është në progres, është e pamatur politikisht dhe e dënueshme moralisht”.

 

Advertisement

 

ADRIEN TAQUET
SEKRETARI I SHTETIT
“Unë nuk mund të lejoj që të kalojë aplikimi e vaksinës e cila ka ende karakterin eksperimental dhe është e pakontrolluar “

Por këto komente sollën edhe reagimin e senatorëve te tjerë.

Alain Milon
SENATOR
“Sot më vjen turp. Është plotësisht e papranueshme të bëhen këto deklarata antivaksinës. Unë jam i revoltuar, çështja e vaksinimit nuk është e diskutueshme”.

Advertisement

Që nga mesi i shtatorit, në Francë vaksinimi ka qenë i detyrueshëm vetëm për punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy